Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar në rrjetin social Twitter për mospërfshirjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në fotografitë e postuara nga Shërbimi për Punë të Jashtme dhe Siguri i BE’së për 10 vjetorin e negociatave Kosovë-Serbi, përcnell Kosova Post.
Ky shërbim ka postuar disa fotografi ndër vite të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Aty shihen Edita Tahiri, Isa Mustafa e Avdullah Hoti por nuk është vendosur ndonjë fotografi ku shihet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi i cili kishte mar pjesë aktivisht në bisedime.
Ndaj kësaj ka reaguar Vlora Çitaku e cila e ka quajtur veprimin si joprofesional dhe fëmijëror.
“Fëmijëore dhe joprofesionale. Por…”, ka replikuar ajo në Twitter.
Dialogu Kosovë-Serbi kishte filluar para 10 vjetëve në Bruksel.