Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka dhënë një propozim për subjektet opozitare në lidhje me aktivitetin e tyre përballë qeverisë, përcjell KosovaPost.
Në “Facebook”, Berisha ka thënë se duhet të pezullohet çdo aktivitet opozitar në mënyrë që Kurtit t’i pamundësohet ikja nga Qeveria.
T”ë pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim. Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë- është duke punuar që kurtit t’i mundesohet ikja nga përgjegjsitë siç janë bisedimet, asociacioni, dimëri i rendë, vetingu etj. Kryeministër i ke 51 %, qeverisë me vendin mos dezerto”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Të pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim.
Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë- është duke punuar që kurtit t’i mundesohet ikja nga përgjegjsitë siç janë bisedimet, asociacioni, dimëri i rendë, vetingu etj.
Kryeministër i ke 51 %, qeveris me vendin mos dezerto.