Pas dekretimit të zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës nga kreu i Shqipërisë, Fredi Beleri i kërkon Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit, Bajram Begaj.
Në kërkesën drejtuar togave të zeza të kësaj gjykate, Beleri argumenton se, deri në shprehjen e gjykatës pas ankimimit të vendimit, kjo e fundit duhet të pezullojë zbatimin e aktit administrative, shkruan Tvklan.al, transmeton kk.
Sipas Belerit, dekreti i kreut të shtetit është në kundërshti me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, si dhe Kodin e Procedurave Administrative.
Më 5 korrik, Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ-ja vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor.