Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë nga çiftet më të pëlqyera të momentit pas ribashkimit të tyre pas shumë vitesh.
Por pse u ndanë atë kohë?
Aktori ka zbuluar për herë të parë arsyet gjatë një paraqitjeje në The Howard Stern Show.
Sipas Affleck, i cili ishte në lidhje me Lopez nga viti 2002 deri në 2004, fundi i marrëdhënies së tyre të parë u shkaktua pjesërisht nga vëmendja e madhe mediale.
“Unë do të thosha se vëmendja e medias ishte rreth 50 për qind e asaj që shkatërroi marrëdhënien tonë”, ka thënë aktori, sipas Entertainment Tonight.
“Ideja që njerëzit ju urrejnë dhe ju urrejnë së bashku dhe se të qenit bashkë është helm, e shëmtuar dhe toksike dhe gjëja në të cilën askush nga ne nuk dëshiron të jetë pjesë”, ka thënë Affleck.
Çifti, i cili u njoh në vitin 2002 në xhirimet e filmit Gigli, zbuloi se ishin fejuar në vitin 2003, përpara se ta anulonin fejesën një vit më vonë.
Një ditë para se të mbahej dasma e tyre, dyshja e famshme lëshuan një deklaratë në të cilën ata pranuan “vëmendjen e tepërt të medias” rreth dasmës së tyre të ardhshme dhe zbuluan planet e tyre për të shtyrë ceremoninë.
“Për shkak të vëmendjes së tepruar të mediave rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën”, thanë ata në deklaratën e përbashkët.
Në atë kohë, ata vunë në dukje se “fryma e asaj që duhet të ishte dita më e lumtur e jetës sonë mund të rrezikohej”.
Jennifer dhe Ben kanë rinisur lidhjen e tyre muaj më parë dhe ribashkimi ka bërë sërish bujë të madhe në media.
Ata raportohet se janë shumë të lumtur bashkë dhe se shumë shpejtë mund të marrin ndonjë hap edhe drejt martesës të cilën nuk arrinin ta realizonin vite më parë.