Mbi një mijë profesorë dhe bashkëpunëtorë nga Universitetet e Serbisë kanë nënshkruar mbështetjen e tyre për protestat e studentëve që po organizohen për shkak të pretendimeve për parregullsi zgjedhore të vërejtura në zgjedhjet e 17 dhjetorit, transmeton Kosova Post.
“Kushdo që vjedh zgjedhjet, vjedh të ardhmen. Falsifikimi i listave të zgjedhësve, regjistrimi i banesave të paligjshme dhe inxhinieria zgjedhore janë një përpjekje skandaloze e qeverisë për t’i marrë vendin tonë edhe një herë, por këtë herë shumë më tepër – sensin e shëndoshë dhe mbetjet e fundit të respektit për veten. Nëse e lejojmë këtë vjedhje zgjedhore, do të poshtërohemi dhe do të nënshtrohemi, do të tregojmë se nuk kemi forcë të luftojmë për veten dhe fëmijët tanë.
Prandaj ne qëndrojmë me studentët tanë që mbrojnë të drejtën themelore të qytetarëve në rrugët e Beogradit – të drejtën për të zgjedhur”, deklaruan nënshkruesit e mbështetjes për studentët.
Siç deklaruan ata, në fakultete mësohen të jenë qytetarë të lirë, të mendojnë vetë dhe të luftojnë për një shoqëri më të mirë.
Kjo është arsyeja pse ne jemi me ta tani. Prandaj kërkojmë që zgjedhjet e 17 dhjetorit të anulohen, listat e zgjedhësve të redaktohen dhe zgjedhjet të përsëriten në kushte të barabarta. Këto kërkesa nuk duhet të braktisen! Nëse heqim dorë, këto do të jenë zgjedhjet e fundit në Serbi”, theksuan nënshkruesit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.


























