Aktivisti Liridon Kurti, qe ndër të parët që e raportoi këtë skandal, shkruan Kosova Post.
Sipas tij, Grupi Letrar “Gjon Nikoll Kazazi” ka butuar një libër “plot mllef e thirrje për vëllavrasje”.
Kurti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, e ka shpërndarë një poezi të titulluar:
“Qohu Enver”.
Ndër të tjera, në disa nga vargjet bëhet thirrje edhe për rrënimin e xhamiave.
Mirëpo në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës,
është bërë e ditur se autori i librit, është arrestuar, me motivin “për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”:
“Gjakovë 14.08.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në librin e tij ka elemente të nxitjes e përçarjes dhe mos durimit. Njësitë përkatëse policore për procedura të mëtutjeshme hetimore kanë sekuestruar disa libra. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.”
Sot, aktivisti Kurti e ka falënderuar policinë, që iu është përgjigjur thirrjeve të qytetarëve, rreth rastit në fjalë.