Ish-kryeministri i Shqipërisë, poashtu edhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se ka sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe ditën e sotme, teksa po zhvillon referendumin për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, transmeton KosovaPost.
Siç raporton gazetarja Klodiana Lala për “News24” dhe “BalkanWeb”, ish-kryeministri Berisha ka vendosur të hapë qendër votimi në derën e ambasadës amerikane në Tiranë.
Në një raportim nga kjo qendër votimi, gazetarja Lala tha se pikërisht në këtë qendër do të votojë edhe vetë Sali Berisha. Ky i fundit ka nisur përballjen me SHBA, që kur DASH e shpalli atë “non grata” për korrupsion.