Besiktasi e ka fituar Superkupën e Turqisë duke triumfuar ndaj Antalyaspor, nën menaxhimin e Andrea Polit në një finale shumë të ekuilibruar të luajtur në Doha, përcjell KosovaPost.
Koha e rregullt dhe ajo shtesë përfunduan 1:1, falë golit dhe autogolit të Hutchinson, mesfushorit të Besiktas, ku nddeshja u vendos vetëm me 11 metërsh.
Në serinë nga penalltia, përcaktues kanë qenë gabimet e Erdilman dhe Floranus, ndërsa skuadra e Karavelit është shumë precize dhe shënoi 4 nga 4.
Pas përballjes në finalen e Kupës së Turqisë më 18 maj, Besiktas konfirmohet si bisha e zezë e Antalyasporit.
Vlen të theksohet se Besiktas në renditjen tabelare të SuperLigës së Turqisë gjendet në pozitën e 7-të me 28 gjithsej.