Besimtarët myslimanë sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit, i cili për vitin e dytë festohet nën masat e pandemisë së Covid-19.
Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve. Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit.
Top Channel ju uron të gjithë besimtarëve myslimane Gëzuar Fitër Bajramin!