Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq, i cili është edhe kryesues i delegacionit të BiH në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka bërë të ditur se do të votoj pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Magazinoviq në një postim në X ka shkruar se të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës.
“Dëshiroj që Bosnja dhe Hercegovina të konfirmojë sa më shpejt marrëveshjen e Procesit të Berlinit, që parashikon lëvizjen me kartën e identitetit në rajonin tonë dhe në këtë mënyrë të afrojë qytetarët e Kosovës me shtetin tonë, ashtu siç kanë bërë tashmë shtete të tjera, përfshirë edhe Serbinë”, ka shkruar deputeti Magazinoviq.