Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar të rënët e Betejës së Koshares dhe jehonën që bëri, betejë kjo e udhëhequr nga heroi Agim Ramadani, përcjell Kosova Post.
Krasniqi është shprehur se Beteja e Koshares në historinë e luftës shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së, si paralajmërim për fitoren përfundimtare që do të vinte dy muaj më vonë.
“Sot, mbushet një çerek shekulli qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, duke i dhënë luftës çlirimtare një frymë e një jehonë tjetër që do të frymëzonte zemrat e çdo shqiptari të etur për liri”.
Lavdi dëshmorëve të Koshares! Respekt dhe mirënjohje e përhershme veteranëve!