Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron kanë diskutuar mbi çështjen e ngritjes ushtarake në kufirin e Rusisë me Ukrainën, transmeton Kosova Post.
“Udhëheqësit diskutuan përpjekjet e vazhdueshme diplomatike dhe parandaluese të Rusisë kundër ngritjes së vazhdueshme ushtarake në kufirin ukrainas”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë konsultimet me Ukrainën, aleatët dhe partnerët e saj, thuhet në deklaratë./aa