Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se hetimi i paraardhësit të tij, Donald Trump, duhet të ndodhë, ndonëse u shpreh pesimist për mundësinë që ish-presidenti do të mund të dënohet për shkak të mungesës së votave.
Në Senat nevojiten dy të tretat e votave që ish-presidenti Trump të dënohet. Ndonëse Demokratët e kanë siguruar shumicën e thjeshtë, ata nuk i kanë dy të tretat në Dhomën e Lartë dhe për dënimin e Trumpit nevojiten edhe 17 vota të Republikanëve.
Më herët gjatë këtij muaji, Dhoma e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, i miratoi hetimet kundër Trumpit, duke e akuzuar atë për nxitje të kryengritjes në Capitol.
President Biden offered his most extensive comments since taking office on President Trump's impeachment trial, telling CNN's @kaitlancollins, "I think it has to happen." https://t.co/NeNTza9ODz pic.twitter.com/k5JkVm7x6W
— Erin Burnett OutFront (@OutFrontCNN) January 26, 2021
“Senati ka ndryshuar prej kohës kur isha aty, por nuk ka ndryshuar aq shumë”, tha shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë për televizionin CNN./ge
Bideni gjatë kësaj interviste gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara së shpejti mund t’i vaksinojnë nga 1.5 milionë njerëz në ditë kundër koronavirusit.