Presidenti amerikan Joe Biden, tha të premten se ai ka njohuri se si dhe kur Izraeli do t’a sulmoj me raketa Iranin, por ai u përmbajt të hyjë në detaje, transmeton Kosova Post.
Pas përfundimit të një vizite në kryeqytetin gjerman në Berlin, Biden para gazetarëve tha se ai ka njohuri se si dhe kur Izraeli do t’a sulmoj me raketa Iranin.
Në deklaratat e tjera gjatë takimit të sotëm në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Schulz, presidenti amerikan tregoi se ka mundësi të punohet për arritjen e armëpushimit në Liban, por çështja do të jetë më e vështirë në Gaza.
Biden shprehu shpresën e tij se vrasja e kreut të byrosë politike të Hamasit, Yahya Sinwar , do të përbënte një moment të ri drejt një armëpushimi në Gaza, duke e përshkruar vrasjen e Sinwarit si një “moment për drejtësi”.
Presidenti amerikan shtoi se ai i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që “të shfrytëzojë gjithashtu këtë moment si një mundësi për të kërkuar një rrugë drejt paqes dhe një të ardhmeje më të mirë në Gaza pa Hamasin”.