Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë qëndrimit në Normandi të Francës, sipas këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
“Derisa ndodhet në Normandi, ai do të ketë mundësinë të ulet me presidentin, Zelensky dhe të diskutojë me të se si mund të thellohet ndihma për Ukrainën”, u ka thënë Sullivan gazetarëve në Air Force One, gjatë fluturimit për në Francë, raporton CNN.
Bideni dhe Zelensky do të jenë prezent në Francë, në shënimn e 80-vjetorit të Ditës D, në kohën kur pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë një luftë tokësore në shkallë të gjerë në Evropë, për herë të parë që nga viti 1945.
Të pranishëm në përvjetorin do të jenë gjithashtu veteranë të luftës që janë ende gjallë dhe shumë krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish – duke përfshirë kryeministrin britanik, Rishi Sunak dhe kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Presidentit rus, Vladimir Putin nuk i është bërë ftesa, sipas një burimi presidencial francez.
Sullivan ka thënë po ashtu se Bideni pritet të takohet me Zelenskyn edhe gjatë G7-s në Itali javën e ardhshme.
Dy liderët janë takuar për herë të fundit në Ëashington, në dhjetor të vitit 2023.