Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i atyre që nuk po i respektojnë masat për mbrojtjen kundër virusit COVID-19, ka rënë dukshëm.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar vetëm 9 tiketa, bazuar Ligjin për Pandeminë – thotë Policia e Kosovës.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e lirimit të masave nga autoritetet e vendit./KosovaPost/