Miliarderi amerikan Bill Gates tha se ashpërsia e epidemisë së Covid-19 është ulur, por bota duhet të përgatitet për pandeminë e ardhshme, përcjell Kosova Post.
Miliarderi amerikan Bill Gates, themeluesi i Microsoft, tha: “Ne do të përjetojmë një tjetër pandemi. Këtë herë ajo do të shkaktohet nga një patogjen tjetër nga familja e koronavirusit,” dhe ai u kërkoi qeverive të investojnë në përgatitje.
Duke folur për Hadley Gamble të CNBC në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih në Gjermani, Gates deklaroi se përparimet në teknologjinë mjekësore, nëse bëhen investime tani, do ta ndihmojnë botën të luftojë më mirë pandemitë e ardhshme.
“Bota duhet të dyfishojë me patjetër investimet në kërkim dhe zhvillim. Sikur pandemia të kishte ndodhur 5 vjet më parë, ne do të ishim gjendur të papërgatitur,” shtoi ai. Gates tha se “ndalimi i pandemisë tjetër do të kërkojë shpenzime prej dhjetëra miliarda dollarësh në vit” dhe komentoi se vlerësimi i shpenzimeve globale për pandeminë COVID-19 është afërsisht 28 trilion dollarë.
Duke thënë se 2 vjet pas pandemisë Covid-19, një pjesë e madhe e popullsisë globale fitoi njëfarë imuniteti, efektet më të këqija të virusit u ulën, por Gates tha se ashpërsia e virusit u ul me variantin e fundit Omicron. KosovaPost/.