Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë biseduar për një mori temash si fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin për media thuhet se të dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe mbi procesin e dialogut, përfshirë dy takimet e fundit në Bruksel të mbajtura në nivel të kryenegociatorëve por edhe zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend.
Në njoftim thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm.