Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga shefi i ri i këtij misioni për Kosovë, Sebastian Sosa, e ku prezent ishte dhe ai paraprak, Gabriel di Bella, transmeton KosovaPost.
Në takim u theksua bashkëpunimi i frytshëm dhe i shkëlqyeshëm me FMN-në dhe vazhdimësia e tij. Nga FMN-ja u vlerësua lartësisht performanca e institucioneve të Kosovës lidhur me reformat e ndërlidhura me marrëveshjet mes Kosovës dhe FMN-së.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi delegacionin për bashkëpunimin dhe bisedat gjithmonë të frytshme, duke nënvizuar dhe rëndësinë në vazhdimin e punës në ngritjen e kapaciteteve, të cilat do të reflektojnë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.