Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si ministër, shkruan Kosova Post.
Menjëherë pas lajmërimit të dorëheqjes së tij Kuqi ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar kryeminitrit në detyrë, Avdullah Hoti.
“Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparentë për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike” ka shkruar Kuqi.
Postimi i plotë:
Të nderuar,
Dje, nëpërmes një shkrese, kam kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të lirohem nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.
Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparentë për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike.
Jam i bindur që gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme.
Shpresoj që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve.
Faleminderit!