Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi të hënën se Izraeli duhet të bëj më shumë për të rritur rrjedhën e ndihmave humanitare në Gaza.
Derisa, lidhur me ngjarjet në Riad, Blinken tha se mënyra më e mirë për të lehtësuar katastrofën humanitare në Gaza do të ishte një marrëveshje armëpushimi që do të lironte pengjet e mbajtura nga Hamasi, shkruan AP, përcjell kk.
“Hamasi ka përpara një propozim që është jashtëzakonisht, jashtëzakonisht bujar nga ana e Izraelit dhe në këtë moment e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi”, tha ai.
Disa prej temave kryesore që Sekretari amerikan i Shtetit do të diskutojë gjatë qëndrimit në Lindjen e Mesme janë dërgimi i më shumë ndihmave humanitare në Gazë, arritja e një armëpushimi, normalizimi i marrëdhënieve në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite dhe rindërtimi dhe qeverisja e territoreve palestineze pas luftës.