Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur që ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë ta shikojnë së bashku.
Ata janë mbledhur në ballkonin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku mes tyre është edhe kryeministri Albin Kurti.
Gjithashtu, deputetët e VV-së janë shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj.
Ndër deputetët që janë në ballkonin e Qeverisë janë Adriana Matoshi, Jeta Statovci, Dimal Basha, dhe Mefail Bajqinovci, ku ky i fundit ka shkruar “Gëzuar nga Ballkoni”.