Sekretari amerikan i shtetit ka dënuar sanksionet e Kinës ndaj dy anëtarëve të komisionit të Amerikës për liri fetare ndërkombëtare dhe i ka quajtur ato të pabaza dhe të pavërteta.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Antoni Blinken, sekretari amerikan i shtetit, me anë të një deklarate, ka paralajmëruar se sanksionet reciproke të Kinës kundër dy amerikanëve për shkak të mosmarrëveshjeve të dy vendeve në lidhje me sjelljen e Pekinit ndaj myslimanëve Ujgur, janë të pabaza dhe do të jenë vetëm theksim për “gjenocidin” në Sin Kiang.
Blinken në këtë deklaratë ka shtuar: “Përpjekjet e Pekinit për të frikësuar dhe për të heshtur personat të cilët shprehin mendimet dhe bindjet e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut dhe liritë elementare, vetëm sa do të ndihmojnë zbërthimin ndërkombëtar në lidhje me gjenocidin aktual dhe krimet kundër njerëzimit në Sin Kiang”.
Deklaratat e sekretarit amerikan të shtetit bëhen në kohën kur Kina në reagim ndaj sanksioneve të vendosura nga Amerika dhe Kanadaja për shkak të sjelljeve të Pekinit ndaj myslimanëve Ujgur, ka vendosur sanksione ndaj dy shtetasve amerikanë, një shtetasi kanadez dhe një organizatë të të drejtave të njeriut.
Bashkimi Evropian, Britani, Kanadaja dhe Amerika me anë të disa veprimeve të koordinuara kanë vendosur sanksione ndaj disa funksionarëve politike dhe ekonomik të Sin Kiang të Kinës, gjë që është bërë shkak Pekini në mënyrë të ndërsjellët të vendos sanksione ndaj disa funksionarëve të BE dhe Anglisë./parstoday/