I dërguari i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur vetë Borell, përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se për shkak se ka rezultuar pozitiv, e ka shtyrë edhe një vizitë të rëndësishme në shtetin e Kinës.
“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye për fat të keq do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë”, ka thënë Borell.
Më tutje Borell është shprehur se ndihet mirë dhe nuk kam simptoma.


























