Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se BQK ka larguar tarifën për depozitimin e monedhave metalike.
“Në përgjigjen zyrtare të pranuar nga Banka Qendrore e Kosovës drejtuar DHTIK sqarohet se tashmë bizneset nuk detyrohen të paguajnë një tarifë të tillë gjatë depozitimit të monedhave metalike, ndërsa me kërkesë të BQK-së dhe me dakordim paraprak me Drejtuesit e Bankave Komerciale të njëjtën praktikë e kanë zbatuar të gjitha bankat komerciale në vend”, thuhet në njoftimin zyrtarë.
Tutje theksohet në njoftim se “Si shembull për ilustrim po sqarojmë se para ndryshimit të tarifës për depozitimin e monedhave metalike nga BQK, për dorëzimin e 10.000 EUR para metalike në bankat komerciale, biznesit i janë ndaluar 370 deri në 500 euro.”
DHTI ka bërë të ditur se bizneset që janë afektuar më së tepërmi kanë qenë furrat e bukës, marketet, dyqanet e vogla.