Mesfushori i Brightonit, Brajan Gruda, tashmë zyrtarisht është huazuar te RB Leipzig deri në fund të sezonit.
Trajneri i Brightonit, Fabian Hurzeler, ka thënë se huazimi është zgjidhje e mirë për të dy palët. Ai shpreson se Gruda do të jetë një ndihme e mirë për skuadrën e tij për sezonin e mbetur.
“Brajan dëshiron të luajë rregullisht, dhe ne nuk mund t’ia garantojmë këtë në gjysmën e dytë të sezonit, kështu që kjo huazim është një zgjidhje e mirë për të gjitha palët”, ka thënë Gruda.
“Ky transferim i jep atij mundësinë për të vazhduar zhvillimin e tij dhe i urojmë çdo të mirë për pjesën e mbetur të sezonit”, theksoi ai.
Brajan Gruda ishte bashkuar me Brightonin verën e vitit 2024 nga FSV Mainz.


























