Gjatë vizitës në Britani të Madhe, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit në takim nga Victoria Billing, Drejtore për Evropë në FCOD (Foreign, Commonëealth and Development Office), përcjell KosovaPost.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.
“Gjithashtu, Ahmeti vuri në pah veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
“Zëvendësministri falenderoi Billing për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.