Një autokolonë me makina zjarrfikëse të dhuruara është nisur në një udhëtim tre-ditor me destinacion Ukrainë.
22 automjete, duke përfshirë makina zjarrfikëse dhe kamionë, janë ofruar nga shërbimet zjarrfikëse nga e gjithë Britania e Madhe.
Kjo vjen pas një ndihme të dërguar më 11 mars nga Charity Fire Aid dhe Këshilli Kombëtar i Shefave të Zjarrfikësve, raporton BBC, transmeton KK.
Mike Pitney, i cili drejton autokolonën, tha se njeh shumë njerëz në Ukrainë.
“Kam 10 vjet që shkoj në Ukrainë, kështu që kam miq dhe familje atje”, u shpreh ai.