Qeveria ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime. Fillimisht, Qeveria ka miratuar kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitet 2025-2027, që paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet buxheti vjetor për vitin 2025, transmeton KosovaPost.
Korniza Afatmesme e Shpenzimeve ofron analizë bazuar në mjedisin makroekonomik, për të vendosur më pas bazën për planifikimet buxhetore për vitet që vijnë.
Qeveria ka miratuar gjithashtu raportin tremujor të Buxhetit për vitin 2024, i cili përmban një përmbledhje të trendëve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij tremujori të vitit 2024.
Njëherësh, ka miratuar Programin e Borxhit Shtetëror për vitet 2025-2027. Në këtë dokument pasqyrohen zhvillimet e fundit në parametrat e borxhit shtetëror, vlerësohen rreziqet kryesore që ndërlidhen me strukturën e borxhit shtetëror dhe përcaktohen objektivat afatmesme të menaxhimit të borxhit shtetëror.