Mbretëria e Bashkuar, i ka dërguar sot ‘ultimatum’ Francës, ndërsa i kërkuar asaj që të tërhiqet nga mosmarrëveshja e peshkimit brenda 48 orëve ose përndryshe do të përballet me një padi në përputhje me marrëveshjen tregtare të Brexit, transmeton Kosova Post.
“Francezët kanë bërë kërcënime krejtësisht të paarsyeshme , prandaj duhet t’i tërheqin ato, përndryshe ne do të përdorim mekanizmat e marrëveshjes sonë tregtare me BE-në për të ndërmarrë veprime”, tha sot Sekretarja e Jashtme britanike Liz Tras, raporton Reuters.
“Francezët kanë qenë të padrejtë. Kjo nuk është në kuadër të një marrëveshjeje tregtare. Dhe nëse dikush sillet në mënyrë të padrejtë në marrëveshjen tregtare, kemi të drejtë të merren masa ndaj tyre dhe të kërkohet kompensim. Dhe ne do ta bëjmë këtë nëse francezët nuk tërhiqen”, tha ministri britanik.
Përshkallëzimi i mosmarrëveshjes midis Londrës dhe Parisit erdhi pasi Franca kapi një anije britanike të peshkimit javën e kaluar dhe një tjetër iu dha një paralajmërim verbal, mes tensioneve mbi të drejtën për të peshkuar pas Brexit.
Franca ka paralajmëruar se do të bllokojë anijet britanike në disa porte javën e ardhshme, si dhe do të forcojë kontrollet mbi anijet dhe kamionët britanikë, nëse mosmarrëveshja për lejet e peshkimit pas Brexit nuk zgjidhet deri më 2 nëntor.sh.o./Kosova Post/