Brnabiq: Nuk e ndryshojmë pozicionin neutral të ushtrisë

Brnabiq: Nuk e ndryshojmë pozicionin neutral të ushtrisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se Serbia është partner i besueshëm i NATO-s, por se nuk do të ndryshojë pozicionin neutral të ushtrisë.

Në forumin e sigurisë në Beograd, Brnabiq tha se Serbia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me NATO-n, por se qëndrimi i saj është i qartë: “Do të mbetet e përkushtuar për neutralitet ushtarak”.

“Synim i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian, por integrim të suksesshëm nuk ka pa stabilitet rajonal”, tha Brnabiq.

Duke folur për marrëdhëniet me Moskën, ajo tha se pretendimet se Serbia është më e afërt me Rusinë janë vetëm perceptime, por poashtu theksoi se dy vendet kanë marrëdhënie të sinqerta dhe të hapura./l.n/

Si sfidë më të madhe për sigurinë, Brnabiq përmendi Kosovën dhe sulmet kibernetike.

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh