Sot në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka komentuar takimin e sotëm që pritet të mbahet në Bruksel.
Ajo ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi që pritet të mbahet rreth orës 18:00.
Brnabiq beson se Prishtina qëllimisht po e shkel Marrëveshjen e Brukselit.
Kryeministja e Serbisë konkludon se Kurti jo vetëm që nuk e zbatoi Marrëveshjen e Brukselit, por edhe e shkel atë.
Në takimin e Brukselit pritet të marrë pjesë edhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.