Kryetar i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të degës së VV-së në Podujevë, transmeton Kosova Post.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai është shprehur se krahas punëve dhe detyrave që e presin, është i vetëdijshëm siç u shpreh ai për përgjegjësinë që po e kërkon.
“Të dashur aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, dua të ju njoftoj se pas verifikimit jam çertifikuar si kandidat për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë. Krahas punëve dhe detyrave që na presin, jam shumë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që po e kërkoj, por karshi kësaj përgjegjësie e kam vullnetin e madh dhe përkushtimin maksimal që bashkë me të gjithë aktivistët e anëtarët organizatën tonë ta forcojmë e zgjerojmë, pa u shkëputur asnjëherë nga parimet dhe vlerat e Lëvizjes”.
“Si Kryetar i Lëvizjes në Podujevë do të shtrij dorën e bashkëpunimit me të gjithë aktivistët e anëtarët e Lëvizjes, duke e njohur dhe respektuar kontributin e secilit ndër vite, e duke qenë të hapur për ardhjet e reja që kanë qëllime e vlera të përbashkëta me Lëvizjen”, ka shkruar Bulliqi.
Ndryshe, Shpejtim Bulliqi është i vetmi kandidat për kryetar të degës së VV-së në Podujevë, pasi kandidati tjetër Bedri Maqastena nuk është certifikuar nga qendra për shkak, siç thonë ata, mosplotësimit të kritereve.