Burri rrëfen luftën me ariun në një pjesë të pyllëzuar, pas së cilës mbijetoi (Foto)

Amerikani Allen Minish kishte shkuar për ta kontrolluar pronën e tij, bashkë me një agjent të pasurive të patundshme, kur ndodhi incidenti, shkruan Kosova Post.

“E pashë atë dhe ai më pa në të njëjtën kohë, ishte e frikshme”, tha ai nëpërmjet telefonit nga spitali Anchorage në Alaska, një ditë pasi mori plagë të rënda, nga përleshja me ariun.

Përballja e la me pasoja të mëdha. Nofulla e shkallmuar, plagë të thella në kokë deri në kocka, aq sa për qepje mjekëve iu deshën 4 orë.

E gjitha kishte ndodhur për pak sekonda, të martën në mëngjes. Akti ndodhi herët në mëngjes, pak metra nga autostrada Richardson, pranë Gulkana-s, e cila shtrihet rreth 306 kilometra në verilindje të Anchorage-s.

Supozohet që ariu i cili e sulmoi, peshonte mbi 130 kg, ndërsa Minish rrëfen se ai iu avit atij për pak sekonda.

Minish rrëfeu tmerrin që e përjetoi për ata pak minuta, ndërsa tha se pas dy kafshimeve dhe përpjekjeve të tij për t’u mbrojtur me një mjet të mprehtë, ariu e kishte hedhur dhe lënë gjysmë të vdekur, pasi me gjasë e konsideroi si të parrezikshëm./KosovaPost/

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika