Rriten temperaturat në pritje të sfidës mes Anglisë dhe Italisë që vlen kurorën e kontinentin europian.
Të gjithë presin aktin e fundit të turneut, dhe ka edhe nga ata që bëjnë parashikime, si për shembull Jamie Carragher, mbrojtës historik i Liverpulit dhe i kombëtares angleze.
Ish futbollisti nisur nga deklarata e tij duket i sigurt se si do të përfundojë ndeshja.
“Mendoj se do të jetë një finale shumë e luftuar, besoj se do të shkojë me penallti dhe aty do të fitojë Anglia. Skuadra ka punuar shumë me penalltitë dhe duhet të vërë në praktikë gjithçka ka mësuar. Në çdo rast, nuk mendoj se gjatë ndeshjes do të ketë shumë gola, Italia është shumë e fortë në fazën mbrojtëse.
Besoj se ndeshja do të përfundojë 1-1 dhe pastaj do të jenë penalltitë që do të vendosin. Mendoj se është finalja e duhur për këtë turne. Kanë qen dy skuadrat më të mira. të dielën do të ketë spektakël”.