Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku gjatë ditës së shtune bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vizituan tri shtëpi të restauruara së fundi në Prizren.
Lidhur me këtë, Çeku ka bërë të ditur se përgjatë mandatit në Prizren janë investuar mbi 4.5 milionë euro në mbrojtje dhe funksionalizim të trashëgimisë kulturore, transmeton KosovaPost.
“Bashkë me kryeministrin Kurti, dje vizituam tri shtëpi të restauruara së fundi në Prizren. Shtëpitë tradicionale të familjes Kirajtani, Vetimi dhe Munik tashmë janë përsëri në gjendjen e tyre më të mirë dhe të gatshme për shfrytëzim. Në shumë asete të tjera të qytetit po vazhdon puna. Në Prizren gjatë këtij mandati kemi investuar mbi 4.5 milionë euro në mbrojtje dhe funksionalizim të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku në Facebook.
“Shtëpitë tradicionale dhe monumentet janë dëshmi të historisë e identitetit tonë, dhe si të tilla po i vëmë në shërbim të komunitetit dhe po i ruajmë për brezat e ardhshëm”.