Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës s’do të zbatojë masa ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit në heqjen nga përdorimi të dinarit serb.
Kurti ka bërë thirrje që edhe “shtyllat tjera” ta mbajnë këtë qëndrim.
“Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, ka shkruar Kurti në platformën sociale “X”.
Mënyrën e zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës e kanë kundërshtuar ndërkombëtarët, që kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të saj, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që kjo mund të ketë në jetën e serbëve.