Çfarë e nxiti konfliktin e Alketa Vejsiu me komentuesen?

Çfarë e nxiti konfliktin e Alketa Vejsiu me komentuesen?

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është duke kaluar disa javë pushimi në Bahamas.

Ajo ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale momente nga këto pushime të mrekullueshme.

Mes njerëzve, që i kanë uruar ditë të bukura dhe i kanë bërë komplimente, ka pasur dhe nga ata që nuk i kanë kursyer të sharat.

“Je kot te rrofshin fotot e imazheve po vet nuk je gje, se kuptoj perse te bejne fresk njerezit kot”, ka shkruar komentuesja.

Dhe Alketa si rrallë herë nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje.

‘Sa bukur ke folur. Rrofsh o moter qe me kthjellon!’, ka qenë reagimi i Alketës, të cilin e ka shoqëruar dhe me disa fytyra të qeshura./SN/.

Image

You may also like

Mussolini: Në gjyq kush ofendon gjyshin tim, Benito Mussolinin

Jo vetëm kundër shpifjes, por edhe kundër ofendimit.