“Po ndodh edhe një herë, kësaj here në Sheik Jarrah. Palestinezët që u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Perëndimor janë planifikuar të dëbohen nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor” shkruan një artikull i gazetës së njohur izraelite Haretz, shkruan Kosova Post.
Gazeta Haretz, sipas intelektualit të njohur Daut Dauti, nuk heziton të publikojë artikuj kritikë ndaj estabilishmentit izraelit.
Përveç thirrjeve dhe reagimeve ndërkombëtare, sipas Dautit, edhe opinioni i brendshëm në Izrael, është i ndarë më dush.
Artikulli i Haretz vijon me përshkrimin e situatës dramatike:
Për shkak se shtëpitë në të cilat ata kanë banuar ligjërisht për 1600 vjet ose më shumë janë ndërtuar “kinse” në tokë që dikur ishte në pronësi të hebrenjve.
Palestinezët që u larguan ose u dëbuan nga Jeruzalemi, është edhe një rast tjetër i egër i shkallës së diskriminimit dhe shtypjes izraelite. Izraelitët, pothuajse në gjysmën e qytetit e kanë ndërtuar në tokat palestineze. Po cili është problemi? Hebrenjtë mund t’i marrin tokat në pjesën lindore të Jeruzalemit dhe palestinezët do të shkojnë të rimarrin pronat e tyre në pjesën perëndimore.
Por kjo është ajo ku mashtrimi sionist vjen në skenë: Vetëm hebrenjtë mund të padisin për të kërkuar pronë nga e cila ata u larguan ose u dëbuan, kurse palestinezët nuk kanë të drejt t’i marrin pronat nga të cilat ata u larguan ose u dëbuan. Ky është versioni unik i drejtësisë që praktikohet këtu: Ajo që është e imja është e imja përgjithmonë dhe ajo që është e juaja – është gjithashtu e imja përgjithmonë. Në Mishna Hebre, dikush që sillet në këtë mënyrë quhet “keqbërës”.
Në shtetin hebre, dikush që sillet në këtë mënyrë quhet “sionist fetar”. Kjo padrejtësi e vazhdueshme mund të gjurmohet në një ligj më dashakeq të miratuar nga Shteti i Izraelit para se të bëhej edhe dy vjeç – Ligji i Pronave që Mungojnë. Duhej të ishte quajtur “Ligji që Autorizon Vjedhjen e Pronës Palestineze”. Izraeli e përdori këtë ligj për të vjedhur gati të gjitha pronat private, publike, afariste dhe bujqësore palestineze./KosovaPost/