Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon më 24 shkurt 2026

    Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale

    Pas LDK-së edhe PDK-ja u ankua në PZAP ku kërkoi anulimin e vendimit të KQZ-së për vendvotime shtesë për mërgatën

    Milaim Zeka paraqitet në SPAK

    Milaim Zeka paraqitet në SPAK

    Lista Serbe ankohet në PZAP, Zlatan Elek nuk e përmend emrin kushtetuese të Kosovës

    PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Meta pas arrestimit: Krenar që u rrëmbeva nga antishqiptarët vetëm për patriotizmin tim

    Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

    Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forcojmë partneritetin

    Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forcojmë partneritetin

    Krasniqi: Serbia po ankohet rrejshëm, ajo vet arreston dhe maltreton serbët e Kosovës

    Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në Komuna

    Mourinho nuk do ta ketë në janar, gjiganti dardan nuk i zhgënjen tifozët e Mallorca-s

    Ndikimi i Muriqit në skuadër më i madh se i Mbappes e Haalandit

    Kosova i drejtohet BE-së: “Hiqni sanksionet, nuk meritojmë të ndëshkohemi”

    BE mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çfarë mesazhe solli Kallasi gjatë turneut në Ballkanin Perëndimor?

24 Maj 2025, 11:53
në Kryesore, Lajme
Çfarë mesazhe solli Kallasi gjatë turneut në Ballkanin Perëndimor?
Share on FacebookShare on Twitter
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, nga 21 maj e deri më 23 maj vizitoi tri vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo gjatë kësaj vizite la mesazhe goxha domethënëse për liderët politikë të këtyre vendeve.

Vizitën shefja e diplomacisë së BE-së, e filloi vizitën e saj në rajon e nisi nga Beogradi, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kishte qenë në Moskë.
Kallas ia përmendi Vuçiqit edhe dallimet që BE-ja ka me Serbinë.

“Siç pritej, pikëpamjet janë shumë divergjente, por ne patëm një shkëmbim të mirë për çështjet përfshirë pranimin e Serbisë në BE, reformat e brendshme dhe dialogun e vazhdueshëm me Prishtinën”, tha Kallas, duke komentuar kështu edhe vizitën e Vuçiqit në Rusi, transmeton Klankosova.tv.

“Unë me të vërtetë nuk e kuptoj pse është e nevojshme të qëndrojmë krah për krah me personin që po zhvillon këtë luftë të tmerrshme në Ukrainë”.
Kryediplomatja evropiane, ia përmendi Serbisë edhe detyrat që nëse e dëshiron anëtarësimin në BE.

“Reformat janë mënyra se si Serbia do të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së. Nuk ka rrugë të shkurta për anëtarësim. Këtu në Beograd duhet të bëhet përparim i vërtetë dhe hapat e ardhshëm janë shumë të qartë. Ata përfshijnë lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit, reformat zgjedhore”.
Përfaqësuesja e Lartë njoftoi se në takimet e saj me krerët serbë ka biseduar “edhe për marrëdhëniet e Serbisë me fqinjin e saj më të afërt”, kurse paralajmëroi lëvizje në procesin e ngecur të dialogut Kosovë-Serbi.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është vetëm përmirësim i marrëdhënieve. Është thelbësore për të ardhmen europiane të Serbisë. Është koha për të kapërcyer të kaluarën dhe për t’u fokusuar në të ardhmen e përbashkët. Kam në plan të ftoj përfaqësuesit nga Beogradi dhe Prishtina në Bruksel sa më shpejt të jetë e mundur për të diskutuar hapat konkretë përpara”.

Kaja Kallas, tha se shefi i shtetit të Serbisë ia ka theksuar edhe rëndësinë e stabilitetit në Bosnjë e Hercegovinë.

“Unë po ashtu adresova situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. I theksova Presidentit Vuçiq dhe liderëve të tjerë rëndësinë e lidershipit dhe rolit konstruktiv të Serbisë në mbështetjen e stabilitetit të vendit”.

“Nga kjo varet e ardhmja e rajonit”, deklaroi ajo në Beograd.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, gjatë vizitës së saj në Prishtinë ritheksoi se Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për në BE.

“Zgjerimi i BE-së në këtë rajon është projekti ynë më i rëndësishëm gjeopolitik dhe është gjithashtu një prioritet personal për mua”, tha ish-kryeministrja estoneze.

“Është mirë që anëtarësimi në BE mbështetet nga shumica e njerëzve në Kosovë dhe në një spektër të gjerë politik”, tha ajo.

Ajo shtoi se Kosova i përket familjes evropiane, por edhe këtu e përsëriti se nuk ka rrugë të shkurtra për anëtarësim në BE.

“Progresi mund të arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme”.

Para se të përmendte raportet me Serbinë, Kallas e vuri në dukje rëndësinë që Kosova të ketë sa më parë institucionet për të përfituar nga Plani i Rritjes – një pako financiare e BE-së e dizajnuar për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e madhe për integrimin gradual në një treg të vetëm të Bashkimit Evropian, që po sjell prosperitet për njerëzit. Pra, Kosova ishte e para që paraqiti një agjendë reformash dhe është e pozicionuar mirë për të përfituar nga Plani i Rritjes. Dhe sigurisht, që kjo të ndodhë, Kosova ka nevojë për institucione funksionale që mund të zbatojnë në mënyrë efektive reformat. Prandaj i inkurajoj të gjitha palët që të thyejnë ngërçin politik dhe të formojnë shpejt një qeveri, në mënyrë që Kosova të përfitojë edhe nga mbështetja jonë”, deklaroi ajo.

Kaja Kallas deklaroi se në kryeqytet erdhi po ashtu për të dëgjuar dhe kuptuar më mirë situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Prioritet kyç mbetet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni partnerë të barabartë në tryezë. Si Bashkim Evropian dhe si Përfaqësuese e Lartë, unë do të vazhdoj të mbështes këtë proces. Dhe për ata që ende dyshojnë në procesin, më lejoni të jem e qartë: normalizimi i marrëdhënieve tuaja është e vetmja rrugë drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit e këtij rajoni. Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi”.

Ajo në këtë vizitë solli me vete edhe vendimin e BE-së për heqjen graduale të masave me kushtin për shtensionimin e situatës në veri.

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka filluar të heqë gradualisht masat e prezantuara në qershor të 2023-ës. Vendimi hap derën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe gjithashtu lidhje më të ngushta me Evropën. Por kjo është e kushtëzuar nga de-përshkallëzimi i vazhdueshëm në veri”.

Ajo tha se mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia në veri minon përpjekjet drejt de-përshkallëzimit.

“Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike në vitet e fundit dhe misioni ynë EULEX vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Kosovë. Por përsëri, korniza aktuale politike dhe ngërçi po e mban Kosovën prapa”.

Zyrtarja e lartë e BE-së, përsëriti se formimi i parlamentit dhe qeverisë së re është kyç për stabilitetin, rritjen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.

“I inkurajoj të gjithë aktorët politikë, në [të gjithë] spektrin politik, që realisht të punojnë me njëri-tjetrin dhe me komunitetet e përfaqësuara në Kosovë. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështesë, por liderët politikë duhet të lënë mënjanë ndarjet dhe t’i japin përparësi të ardhmes së Kosovës”, tha ajo në fund të fjalimit në konferencën në Prishtinë.

Ajo pas Kosovës, shkoj për vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në Shkup, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mbajtën një konferencë për media.

Atje, Kallas pati më shumë lëvdata për të bërë për progresin e vendit drejt BE-së.

“Bashkimi Evropian qëndron fort me Maqedoninë e Veriut në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut është përfituesja i parë në rajon i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ju thjesht po përshkruanit se sa mirë po ecën ekonomia juaj, mendoj se edhe ne përfitojmë nga kjo. Dhe [ju jeni] vendi i parë në rajon që nënshkruat një Partneritet të Sigurisë dhe Mbrojtjes me Bashkimin Evropian”.

Sipas saj, ky partneritet, nxit punën e përbashkët për Ukrainën, kërcënimet hibride dhe kundërterrorizmin, si dhe tregon se integrimi gradual po funksionon në praktikë – por ne të dyja palët duam më shumë, kjo është shumë e qartë.

“Maqedonia e Veriut i përket Bashkimit Evropian. Ju keni një histori të fortë të përafrimit me Sigurinë e Përbashkët Evropiane dhe Politikën e Jashtme. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, veçanërisht në këto kohë shumë të trazuara që shohim ndryshime të mëdha gjeopolitike që po ndodhin në botë”.

Po ashtu, ajo e vuri në dukje edhe rolin e Maqedonisë së Veriut për stabilitetin rajonal.

“Kontributi juaj në EUFOR Althea në Bosnje Hercegovinë është një shembull i qartë se ju jeni një partner i besueshëm për sigurinë rajonale. Përgëzoj përpjekjet tuaja të forta të bëra nga Maqedonia e Veriut dhe qeveria juaj në agjendën tuaj të reformave”.

“Ju e dini më mirë se kushdo që rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë, ndaj mesazhi im sot është të qëndrojmë në rrugën e duhur dhe të ndërmarrim hapat e ardhshëm të nevojshëm drejt hapjes së negociatave. Do të nënkuptojë gjithashtu se Bashkimi Evropian do t’i japë Maqedonisë së Veriut edhe më shumë mbështetje, qoftë në forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, apo modernizimin e administratës publike të Maqedonisë së Veriut”.

Aty, kryediplomatja e BE-së përmendi edhe shembullin e Shqipërisë e Malit të Zi.

“Ne e dimë nga përvoja se progresi mund të jetë i shpejtë nëse ka vullnet politik. Shqipëria dhe Mali i Zi janë shembuj të mirë për këtë”.

“Ne besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është receta më e mirë për paqen dhe sigurinë, edhe në të gjithë rajonin”.

“Pra, le të ecim së bashku përpara, dhe ju siguroj se Bashkimi Evropian qëndron fort pranë jush”, përfundoi Kallas në Shkup.

Etiketat: Kaja KallasKosovë Ballkani Perëndimor
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kallas në veri: Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër një gjë tjetër, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë

Kallas në veri: Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër një gjë tjetër, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë

7 muaj më parë
Opozitari serb thotë se Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin: Ky është një mesazh i qartë

Opozitari serb thotë se Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin: Ky është një mesazh i qartë

7 muaj më parë
Kallas në KFOR, Barduani i thekson rolin e koordinimit me BE-në për “zgjidhjen e çështjeve të mbetura”

Kallas në KFOR, Barduani i thekson rolin e koordinimit me BE-në për “zgjidhjen e çështjeve të mbetura”

7 muaj më parë
Kallas njofton në instagram për vizitë në Mitrovicë, shkon me helikopter atje

Kallas njofton në instagram për vizitë në Mitrovicë, shkon me helikopter atje

7 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH