Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, për rastin e mbrëmshëm, i cilësuar si “tentim vrasje”, janë arrestuar disa persona të dyshuar, shkruan Kosova Post.
“Hajvali-Prishtinë 04.2021-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh.
Po ashtu bëhet e ditur se “viktima nuk kishte pësuar lëndime. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurt-pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet te jetë e armës së lartcekur.”
Policia njofton po ashtu se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KosovaPost/