Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka demaskuar arsyet se përse Lista Serbe po e bojkoton procesin zgjedhor në tri komunat veriore të Republikës së Kosovës, transmeton Kosova Post.
Sipas ligjvënsit Rrustemi, instumenti i Vuçiqit, Lista Serbe, i duan pushtetin në tri komunat, por nuk e ka guxim të marr mbi supe rriskun e dështimit të referendumit.
‘ Njohja e problemit është shpeshherë e lehtë, por përballja me të e bën atë më problematike. E tillë është edhe gjendja e Listës serbe dhe Beogradit në veri, ata duan të kenë komunat, por nuk duan të përballen me dështimin eventual të referendumit’- ka shkruar Rrustemi
Ky është reagimi i plotë i Rrustemit.
Njohja e problemit është shpeshherë e lehtë, por përballja me të e bën atë më problematike. E tillë është edhe gjendja e Listës serbe dhe Beogradit në veri, ata duan të kenë komunat, por nuk duan të përballen me dështimin eventual të referendumit. Andaj, edhe kanë bërë thirrje për bojkot. Ata janë të interesuar të futen në komunë vetëm në stilin e 29 majit të vitit të kaluar si në Zveçan, me stupc, por jo me votë e me demokraci siç ka mundësuar Qeveria e Republikës së Kosovës.