Moti në Zvicër ka befasuar. Në ditët e pranverës ky shtet është mbuluar nga reshjet e dendura të borës, përcjell Kosova Post.
Bora e madhe ka mbuluar rrugët e Zvicrës, ndërkohë nuk dihet nëse këto masa të ftohta ajrore do të depërtojnë edhe në vendin tonë.
Alpet zviceriane janë zbardhur tërësisht nga bora. Madje, niveli i borës në disa alpe ka shkuar deri në 50 centimetra./KosovaPost/.