Sistemet e mbrojtjes ajrore të gjeneratës së re “S-350 Vitjaz” së shpejti do të vendosen në Krime, tha komandanti i Rajonit Ushtarak Jugor rus, Aleksandër Dvornikov për të përditshmen ushtarake “Krasnaja Zvezda”, transmeton Kosova Post.
“Ekuipazhet luftarake të sistemeve më të fundit S-350 Vitjaz duhet të fillojnë punën,” tha Dvornikov.
“Në kufijtë tanë jugorë, përfshirë Krimenë, Rusia ka një mbrojtje ajrore mjaft të fuqishme. “Ai është i aftë të zmbrapsë sulmet ajrore të armikut nga të gjitha drejtimet dhe në të gjitha lartësitë dhe shpejtësitë,” tha Dvornikov, siç raportohet nga agjencia ruse TAS S.sh.o./Kosova Post