Një finale angleze do ta shohim në Champions League. Chelsea do të luajë përballë Manchester Cityt, pasi ekipi anglez ka mposhtur të mërkurën Real Madridin, në gjysmëfinalen e dytë.
Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0.
Timo Werner në minutën e 28 dhe Mason Mount në minutën e 85 kanë shënuar për Chelsea.
Ndeshja e parë në Madrid ishte mbyllur baraz 1-1.