Cikalleshi në Serie A

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe klubit Osmanlispor, Sokol Cikalleshi, pasi u bë blerja më e shtrenjtë për ekipin turk, tashmë duket se po vëzhgohet edhe nga ekipi kryeqytetas italian, Lacio.

Në një intervistë për “Lalaziosiamonoi.it”, menaxheri Emre Gumusdograjan tha se kavajasi ndihet i nderuar për fjalët që pati thënë drejtori Igli Tare, pasi ky i fundit deklaroi se Cikalleshi është një sulmues që ia vlen të ndiqet.

“E dëgjova çfarë tha Tare dhe është një nder për ne. Ende askush nuk më ka sjellë përpara diçka zyrtare, por nëse vjen, Lacio do ishte një kulm në karrierën e Cikalleshit. Gjithsesi, ai sapo ka firmosur një kontratë të rëndësishme me Osmanlisporin dhe për momentin është i përqendruar plotësisht tek ekipi i tij”, – u shpreh menaxheri.

Sezonin e kaluar, Cikalleshi shënoi 10 gola dhe dha 5 asiste në 27 ndeshje për Bashakshehirin.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave