Ish- ambasadorja e Kosovës në Ushington dhe aktualisht nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka adersuar kritika karshi Qeverisë së Kosovës, transmetonKosovaPost.
Regimin e saj Çitaku e ka bërë pëmes rrejtit social Facebook, ku alarmoi për mospërpjekje të Qeverisë në raport me menaxhim të situatës pandemike. Përkundarzi, sipas saj, nga Qeveria po shohim indiferencë dhe arrogancë.
Ky reagim i Çitakut erdhi pasi që gjendja me pandeminë në Kosovë është rënduar ditët e fundit.
Numri i viktimave dhe i të infektuarve nga coronavirusi ka shënuar rritje enorme, ndërkaq vetëm në shtatë ditët e fundit janë infektuar 14,015, ndërsa kanë vdekur 157 persona.
Edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar është i mbushur me pacientë.
Në raportin e së enjtes bëhet e ditur se në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1116 pacientë.
Ky është postimi i plotë i Çitakut:
Të jemi të qartë, nuk po shohim as përpjekje për menaxhim të pandemisë.
Po shohim indiferencë dhe arrogance.