Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kujtuar Shote Galicën me rastin e ditës së saj të lindjes, përcjell KosovaPost.
Në një postim në “X”, Çitaku thotë: “Sot në ditëlindjen tënde Shotë, faleminderit që i shkallmove muret e na i hape dyert. Luftëtare. Komandante. Heroinë Shotë Galica”.
Qerime Shota Galica u lind në vitin 1895 ndërkaq vdiq më 1927.