Shkruan: Agim Vuniqi
Lufta politike dhe sulmet e parreshtura e mbetjeve te PSD-se nga studio e T7-it (e grupit te dorehequr nga LVV) kunder themeluesit, kryetarit te VV-se dhe kandidatit per kryeminister, Albin Kurtit, jane te papara…
Ata me teper njihen si mbetje e grupit te te dorehequreve te VV-se, te cilet paten mesyer per te rrenuar kalane e ndertuar me shume mund te mija te rinjeve aktiviste dhe veprimtare te moshave te ndryshme te Kosoves dhe me gjere, duke bere presion te vazhdueshem “subverziv” edhe atehere kur themeluesi i VV-se ishte i prangosur për te saten here dhe prapa grilave ne burg.
Ata perpiqeshin qe ne emer te kinse demokracise ta pengojne qe te konkuroje per poziten vakante te kryetarit.
Perpjekja e “bolshevikeve” te brendshem te VV-se, tash te grupacionit politik te PSD-se, fatmiresisht deshtoi. Por “ekstremistet e majte” te PSD-se po gjejne akoma hapesire mediale për te “targetuar” dyshen e shpreses se re pranverore “Kurti & Osmani”.
Edhe pse nuk kane asnje peshe politike ne Kosove, ata po gjejne hapesire për te demonstruar publikisht urrejtjen-ksenofobike te grupit.
Ky angazhim agresiv i teoricienteve “sovjetike” te Kosoves eshte i tejkaluar qe moti, i lene ne harresen mbi nje shekullore te mbamendjes se njerezimit. Grupi i “te llastuareve” te cilet paguheshin deri ne ardhjen e Albinit si kryetar i VV-se u ndal. Pra koha e “mercanarizmit” te tyre – me pagese perfundoi, tash kane mbetur nen meshiren e Buzhales per te “lepire” ndonje kocke te mbetur “greneliste”.
U pa ashiqare se ata nuk kishin asnje emocion per te gjithe ata votues, qe paten votuar per ta, sa ishin në VV.
Por ata mberthyene palltot me pulla te medha për shperfaqur me daulle dhe zhurme egon e tyre “leniniste”.
Ata nuk jane as te njerezishem, as te edukuar, jane zhurmaxhinje qe sorrolaten rrugeve, por qe nuk prajne me sulmet e tyre dhe retoriken e merzitshme banaliste, pothuajse cdo mbremje… Cka eshte mjaft, mjaft eshte.