Çka po synon Serbia, me minoritarët tanë (serb) kosovar?

Çka po synon Serbia, me minoritarët tanë (serb) kosovar?

Shkruan: Fadil Maloku

1. Minotarianizmi si sintagmë sociologjike, në fakt është një lloj neologjizmi që zakonisht ka të bëjë me ato vende, shtete e shoqëri, ku pakicat kombëtare zakonisht favorizohen tej mase.., sa që bëhen edhe hisedare në proceset e vendimmarrëse politike!!

2.Ndryshe, si neologjizëm minotarianizmi, shquhet dhe konsistohet edhe si një lloj filozofie e praktike shoqëroro politike, ku një komunitet i vogël etnik, fetar, apo gjuhësor gëzon të drejtën absolute kushtetuese e politike (!) që sjellë vendime qofte edhe të gabuara, deviante dhe  në disfavor të shumicës absolute!

3.Në realitetin politik dhe sidomos atë juridik kosovar, duket që minoritarianizmi (minoritarianism), si projeksion shoqërore është ndërtuar dhe fuqizuar qëllimshëm në planin e Ahtisarit, prej nga derivojnë si Kushtetuta ashtu edhe shumica e ligjeve të tanishme…

4. Por, askund në botë nuk mund të gjesh ndonjë pakicë etnike (tek ne: serbe që me popullësi prej vetëm 5% të pretendoj të menaxhoj apo me mirë me thënë) të kontrollojë territorin prej 30% , të një vendi?!

5.Poashtu, askund s’mund të hasësh që për miratimin e një ligji apo vetë aktit më të lartë, pra Kushtetutës të kërkohen pelqimi dhe votat e një grupi minoritar siç është rasti me serbet e Kosovës!

6.S’mund ta hassh askund që grupi minoritar të hyj pa kurrfarë kredibiliteti; social, politik apo edhe juridik në aranzhime të atilla që prekin interesin e një vendi siç është rasti me Kosovën!

7.Ky koncept dhe kjo frymë institucionale e instaluar (dhe e shtuar:edhe me Bisedat e Brukselit!!) me dekretet e planit të Ahtisarit në vazhdimësi është bërē “një mollë sherri”, për arsye se: mandati i shfrytëzimit (superdiskriminimit!) të kësaj të drejte po shihet ashiqare që prodhon kriza në procesin e vendimmarrjes: politike, legjislative, ekonomike, e tash s’fundmi edhe ushtarake. Andaj lipset, guxim dhe menquri politike, për me dal na ky rreth vicioz, qē po e aktron, Serbia me disa grupe minoritarësh tanë serb. Serbia do teritorr, e jo të drejta për minoritarët tanë🧐